• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM – PËR 3 (TRI) VENDE NË POZICIONIN TEKNIK I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr. 1733 Prot., Datë 04.09.2020 “Kërkesë Për Punësim Për Vende Të Lira Pune” Si Dhe Urdhrit Nr. 1198 Datë 30.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë

  • Për 3 (tri) vende në pozicionin Teknik i Specialiteteve të ndryshme, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Mirëmban në vazhdimësi të gjitha ambjsntet e Fakultetit ku pëfshin auditorë, zyrat, laboratorët, nyjet hidrosanitare, dyert dhe dritaret.
  • Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
  • Ka në mbikqyerje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i riparton ato tek Kryetari i Dëgës së Shërbimeve.
  • Ka në mbikqyerje ambientet e brendshme dhe të jashtme të fakultetit dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të Institucionit.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.

Kriteret

Kandidati për vendin e punës “Teknik i Specialiteteve të ndryshme”, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të kenë perfunduar studimet e mesme për teknik I specialiteteve të ndryshme.
  • Të ketë çertifikatë/diploma për specialitetin në vartësi të specifikave të punes.
  • Të ketë të paktën 2 vite pëvojë pune.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

Kushte

  • Të ketë zotësi të plotë për te vepruar.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detvra.

Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  • Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 05.10.2020 – 19.10.2020 (15 ditë).

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.