• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 2 (DY) VENDE VAKANTE, PRANË DEPARTAMENTIT TË ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në

Urdhërin nr. 146, datë 24.11.2022, “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 2 (dy) vende vakante me kohë të plotë, për pozicionin e punës “Personel Akademik” pranë Departamentit të Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë, 2 (dy) vende vakante, pranë Departamentit të Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme (brenda apo jashtë vendit);
  • Të ketë notë mesatare të studimeve mbi 8 (tetë);
  • Të zotërojë me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të BE (anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht);
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre ndonjë masë disiplinore apo administrative nga punëdhënësi;

Kritere Preferenciale

  • Të ketë kryer specializimin pasuniversitar për “Anatomi Patologjike” dhe të ketë fituar titullin “Anatomo Patolog”;
  • Duhet të paktën të ketë fituar gradën shkencore “Doktor i Shkencave”;
  • Të ketë jo më pak se 3 (tri) vite përvojë akademike, si pedagog i jashtëm në lëndën e Anatomisë Patologjike, pranë UMT-së, ose institucione të tjera arsimore ekuivalente brenda vendit;
  • Të ketë të paktën 5 (pesë) vitet e fundit përvojë profesionale të pandërprerë si mjek specialist anatomo-patolog, në Shërbimet e Anatomisë Patologjike në Republikën e Shqipërisë, apo institucione të tjera homologe në vendet e BE apo SHBA.

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga profesorë;
  • Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve.
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.