Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021“Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr. 3, Datë 04.01.2024 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për 2 (dy) Vende Pune Vakante Në Pozicionin “Specialist Në Sektorin e Financës”, Personel Administrativ, Në Drejtorinë Ekonomike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Shpallet Konkursi Për 2 (dy) Vende Të Lira Pune Si Më Poshtë
Përshkrimi Përgjithësues i Punës
- Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat të lidhura me veprimet që gjenerojnë shpenzimet dhe të ardhurat dhe garanton përputhshmëri me ligjin.
- Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me të ardhurat.
- Ndjekin dhe kryejnë regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me shpenzimet e njësisë qendrore të UMT-së.
- Regjistron në bazë të dokumentacionit, të gjitha veprimet ekonomike financiare në mënyrë kronologjike dhe sistematike në regjistrat kontabël, ditarë: ( ditari i shpenzimeve, ditari i bankës, ditari i magazinës, ditari i pagave, ditari i veprimeve të ndryshme).
- Përgatit e përpilon situacionet e raportimit të të ardhurave dhe shpenzimeve si UMT, si dhe tabelat e raportimit progresiv, periodikisht çdo 4-mujor, në bazë të raportimeve progressive të dërguara nga çdo njësi shpenzuese.
- Mban dhe azhornon në mënyrë kronologjike gjendjen e Aktiveve të Qëndrueshme, kartelat e AQT-ve në përdorim ( zyrë dhe çdo punonjës ) për njësinë qendrore të UMT-së si dhe llogarit amortizimin e tyre.
- Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e magazinës qëndrore të UMT-së dhe përgatit raportet mujore të gjendjes.
- Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e pagave të punonjësve dhe të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tyre (sig.shoqërore, pensionet etj.)
- Raporton për punën e kryer dhe problemet e konstatuara përpara përgjegjësit të sektorit.
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
Kriteret
Kandidatët për “Specialist në Sektorin e Financës”, me kohë të plotë, në Drejtorinë Ekonomike, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor” në Shkenca Ekonomike;
- Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
Kushtet
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyraën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup.
Dokumentacioni i Kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për ciklet përkatëse të studimit sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit).
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
- Çertifikatë/Dëshmi të noterizuara që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative.
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.