• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 2 (DY) VENDE VAKANTE NË POZICIONIN E PUNËS, “SPECIALIST NË SEKTORIN E FINANCËS”, ME KOHË TË PLOTË, NË DREJTORINË EKONOMIKE, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr. 3, Datë 04.01.2024 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për 2 (dy) Vende Pune Vakante Në Pozicionin “Specialist Në Sektorin e Financës”, Personel Administrativ, Në Drejtorinë Ekonomike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Shpallet Konkursi Për 2 (dy) Vende Të Lira Pune Si Më Poshtë

Fillimi i procedurës së punësimit për 2 (dy) vende vakante në pozicionin e punës “Specialist në Sektorin e Financës”, personel administrativ me kohë të plotë, në Drejtorinë Ekonomike, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat të lidhura me veprimet që gjenerojnë shpenzimet dhe të ardhurat dhe garanton përputhshmëri me ligjin.
  • Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me të ardhurat.
  • Ndjekin dhe kryejnë regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me shpenzimet e njësisë qendrore të UMT-së.
  • Regjistron në bazë të dokumentacionit, të gjitha veprimet ekonomike financiare në mënyrë kronologjike dhe sistematike në regjistrat kontabël, ditarë: (ditari i shpenzimeve, ditari i bankës, ditari i magazinës, ditari i pagave, ditari i veprimeve të ndryshme).
  • Përgatit e përpilon situacionet e raportimit të të ardhurave dhe shpenzimeve si UMT, si dhe tabelat e raportimit progresiv, periodikisht çdo 4-mujor, në bazë të raportimeve progressive të dërguara nga çdo njësi shpenzuese.
  • Mban dhe azhornon në mënyrë kronologjike gjendjen e Aktiveve të Qëndrueshme, kartelat e AQT-ve në përdorim (zyrë dhe çdo punonjës) për njësinë qendrore të UMT-së si dhe llogarit amortizimin e tyre.
  • Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e magazinës qëndrore të UMT-së dhe përgatit raportet mujore të gjendjes.
  • Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e pagave të punonjësve dhe të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tyre (sig.shoqërore, pensionet etj.).
  • Raporton për punën e kryer dhe problemet e konstatuara përpara përgjegjësit të sektorit.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kriteret

Kandidatët për “Specialist në Sektorin e Financës”, me kohë të plotë, në Drejtorinë Ekonomike, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor” në Shkenca Ekonomike;
  • Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyraën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;

Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;

Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup.

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për ciklet përkatëse të studimit sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit).
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Çertifikatë/Dëshmi të noterizuara që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

8 January, 2024 |

Previous

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE “SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS, “ASISTENTE E ADMINISTRATORIT”, ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHËM), NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË