• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE PUNE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr.114, datë 29.10.2020 shpall konkursin për dy vende pune: 1 (një) në pozicionin e punës “Sekretare Mësimore” dhe 1 (një) në pozicionin e punës “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme:

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës vakant “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, të jenë si më poshtë vijon:**

  • Të ketë përfunduar minimali shtstudimet universitare të ciklit të parë (Bachelor);
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të hua;
  • Të ket njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshmitë përkatëse;
  • Të jetë shtetas shqiptarë;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jet në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe institucione të tjera të edukimit;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere Të Preferenciale:

  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup.

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punës nëse ka qenë i punësuar);
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë (nëse ka qenë i punësuar);
  • Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  • Certifikatë/Dëshmi që vërtetojnë njohurit të paketës Microsoft Office të noteruar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kritere Të Përgjithshme:

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës vakant “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, të jenë si më poshtë vijon:**

  • Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  • Të jet në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të zotëroj diplomë të paktën të nivelit Bachelor
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës

Kritere Të Preferenciale:

  • Të njohë dhe të ket eksperienc pune në menaxhim
  • Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë nëse ka qenë i punësuar);
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë (nëse ka qenë i punësuar);
  • Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  • Certifikatë/Dëshmi që vërtetojnë njohurit të paketës Microsoft Office;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Protokollin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 09.11.2020-20.11.2020 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

– Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;

Mënyra e Vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

10 November, 2020 |