• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 2 (DY) VENDE PUNE NË POZICIONIN “SANITAR” PERSONEL ADMINISTRATIV NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Pastrim & MirembajtjeTiranë3 muaj më parëFull Time

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpallet konkurs për 2 (dy) vende pune në pozicionin “Sanitar” personel administrativ.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike siperfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit të godinës së UMT;
  • Kontrollon në vazhdimësi arnbientet e zyrave gjatë orarit të punës;
  • Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Sherbimeve;
  • Perveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të Institucionit;

Kritere

Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Shencave Mjekësore Teknike në UMT janë si më poshtë:

  • Të ketë përfunduar studimet e ciklit tetë/nëntë vjecar, ose të mesme;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme per nivelin e arsimit, pervojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasen, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhen shqipe, të shkruar dhe të folur;

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e Deftesës, (diplomës/diplomave), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë, nëse ka punuar;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.