• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM – PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SPECIALIST NË SEKTORIN E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT DHE SPECIALIST NË SEKTORIN E PROJEKTEVE DHE ZHVILLIMIT PROFESIONAL

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Nenin 78 Të Statutit Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr. 2136 Prot., Datë 22.09.2020 “Kërkesë Për Shpalljen e Vendeve Vakante”, Në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik Dhe Komunikimit Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë , Shpall Konkursin Për 2 (dy) Vende Në Pozicionin e Punës, Personel Ndihmës Akademik Me Karakter Administrativ, Si Më Poshtë Vijon:

Specialist në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët Për “Specialist”, Në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik Dhe Komunikimit, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere:

  • Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit Bachelor të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  • Preferohet të ketë eksperiencë punë në institucionet publike të arsimit të lartë;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentet Si Më Poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e çertifikatë/dëshmi që vërteton njohuri të programit të paketës Microsoft Office;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  • Formulare vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 05.10.2020 – 16.10.2020 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Rregulloret për dhënien e titujve akademikë dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Mënyra e Vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

  • Specialist në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët Për “Specialist”, Në Sektorin e Sektorin e Projekteve Dhe Zhvillimit Profesional, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere:

  • Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit Bachelor të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  • Preferohet të ketë eksperiencë punë në Institucione publike të arsimit të lartë;
  • Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentet Si Më Poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e çertifikatë/dëshmi që vërteton njohuri të programit të paketës Microsoft Office;
  • Kopje e noterizuar e deshmise se njohjes një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  • Formulare vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 05.10.2020 – 16.10.2020 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Mënyra e Vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

5 October, 2020 |

Previous

NJOFTIM - “SPECIALIST NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE”, PRANË DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË (2 VENDE VAKANTE); “SPECIALIST IT NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE”, PRANË DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË (1 VEND VAKANT);

Next

NJOFTIM – PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE, NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL – ARSHIVËS