Për 2 (dy) vende në pozicionin Sanitar Dega e Menaxhimit te Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.
Përshkrimi Përgjithësues i Punës
- Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit te godinave të njësise kryesore;
- Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
- Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
- Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
- Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të Institucionit;
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.
Kriteret
Kandidati për vendin e punës “Sanitar”, duhet të plotësojë këto kritere:
- Të kene perfunduar studimet e ciklit 8 ose 9 vjeçar, ose te mesme;
- Të ketë përvojë pune në grup;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
Kushte
- Të ketë zotësi të plotë për te vepruar.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
Këto Dokumente
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
- Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 08.09.2020 – 22.09.2020 (15 ditë).
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.