• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1(NJË) VEND PUNE ME KOHË TË PLOTË DHE 2(DY) VENDE ME KONTRATË 1- VJEÇARE FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.145, datë 24.11.2022, shpall konkursin për pozicionet e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Morfologjisë, 1(një) vend pune me kohë të plotë dhe 2(dy) vende me kontratë 1- vjeçare Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët Konkurrentë Për Pozicionet e Punës Personel Akademik Me Kohë Të Plotë Në Departamentin e Morfologjisë, 1(një) Vend Pune Me Kohë Të Plotë Dhe 2(dy) Vende Me Kontratë 1- Vjeçare Fakulteti i Mjekësisë, Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,duhet Të Plotësojnë:

Seksioni i Anatomisë

1 vend vakant personel akademik me kohë të plotë Kategoria “Profesor”.

1 vend vakant personel akademik me kontratë 1-vjeçare Kategoria “Asistent Lektor”.

Seksioni i Histologjisë

1 vend vakant personel akademik me kontratë 1-vjeçare Kategoria “Asistent Lektor”.

Për 1 (një) vend vakant me kohë të plotë, aplikanti i kategorisë Profesor.

Kritere Të Përgjithshme:

  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, studime Universitare brenda ose jashtë vendit me notë mesatare ≥9.0;
  • Të zotërojë me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere Specifike:

  • Të ketë lëndën e Anatomisë Normale ≥9.0 ( kur këto dy lëndë janë në dy pjesë, të ketë notën mesatare të këtyre lëndëve : Anatomi I dhe Anatomi II ≥9.0);
  • Të ketë licencën e ushtrimit të profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekut;
  • Të ketë përfunduar specializimin në Kirurgji/ Imazheri;
  • Të ketë përfunduar doktoraturën në Morfologji Klinike;
  • Të ketë kategorinë “Profesor”;

Kritere Preferenciale:

  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën e Anatomisë Normale mbi 5 vjet;
  • Preferohen kandidatë me titullin “Prof.asc”, ose “Prof”;
  • Preferohen kandidatë të cilët kanë marë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ ose aktivitete pedagogjiko- shkencore në fushën e Anatomisë Normale;
  • Të kenë botime në fushën e Anatomisë;

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj ;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

1(një) vend vakant me kontratë 1-vjeçare, aplikanti i kategorisë “Asistent Lektor”.

Kritere Të Përgjithshme:

  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, studime Universitare brenda ose jashtë vendit (me notë mesatare ≥9 për kandidatët me Master Morfologji dhe që rikthehen në Anatomi);
  • Të zotërojë me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere Specifike:

  • Të ketë lëndën e Anatomis Normale ≥9.5 ( kur këto dy lëndë janë me nga dy pjesë, të ketë notën mesatare të Anatomi I dhe Anatomi II ≥9.5)
  • Të ketë licencën e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut;
  • Të ketë përfunduar specializimin në specialitete dhe/ose nënspecialitete të Kirurgjisë/Imazherisë ;

Kritere Preferenciale:

  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën e Anatomisë Normale mbi 5 vjet;
  • Të ketë Master në Morfologji:
  • Të ketë specializime pasuniversitare kombëtare dhe ndërkombëtare në specialitete/nënspecialitete të kirurgjisë;
  • Preferohen kandidatë të cilët kanë marë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ ose aktivitete pedagogjiko- shkencore në fushën e Anatomisë Normale;
  • Të kenë botime në fushën e Anatomisë;

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj ;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

1(një) vend vakant me kontratë 1-vjeçare, aplikanti i kategorisë “Asistent Lektor”.

Kritere Të Përgjithshme:

  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, studime Universitare brenda ose jashtë vendit me notë mesatare ≥9.5;
  • Të zotëroj me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere Specifike:

  • Të ketë notën e Histologjisë 10;
  • Të ketë lëndën e Anatomis Normale ≥9.5 ( kur këto dy lëndë janë në dy pjesë, të ketë notën mesatare të këtyre lëndëve ≥9.5);
  • Të ketë licencën e ushtrimit të profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekut;

Kritere Preferenciale:

  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie, përfshirë dhe lëndën Histologji – Embriologji, jo më pak se 3 vjet;
  • Të kenë specializim pasuniversitar në Laborator dhe/ose Obstetrikë –Gjinekologji;
  • Të kenë marë pjesë në konferenca dhe botime shkencore;

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj ;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Mënyra e Vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare

30 November, 2022 |

Previous

Takimi me Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, Prof. Karl Lauterbach.

Next

NJOFTIM PËR 2 (DY) VENDE VAKANTE, PRANË DEPARTAMENTIT TË ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË