• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND VAKANT NË POZICIONIN “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit Nr. 63, datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr. 230, datë 27.10.2022, “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës 1 (një) vend “Teknik i Mesëm i Specialiteteve Të Ndryshme”, me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,” Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë

  • Kandidatët për 1 (një) vend vakant në pozicionin “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Mirëmban në vazhdimësi të gjitha ambjentet e Fakultetit ku pëfshin auditorë, zyrat, laboratorët, nyjet hidrosanitare, dyert dhe dritaret.
  • Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
  • Ka në mbikqyerje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i riparton ato tek Kryetari i Dëgës së Shërbimeve.
  • Ka në mbikqyerje ambientet e brendshme dhe të jashtme të fakultetit dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

Kriteret

Kandidatët për vendin e punës “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme”, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të kenë përfunduar studimet e mesme për teknik i specialiteteve të ndryshme;
  • Të kenë certifikatë/diploma për specialitetin në vartësi të specifikave të punës;
  • Të kenë të paktën 2 vite pëvojë pune;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

Kushte

  • Të ketë zotësi të plotë për te vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga

Dokumentacioni i Kërkuar

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  • Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.