• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

Njoftim për 1 (një) vend vakant në pozicionin e punës “Specialist Finance” personel administrativ në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

University of Medicine, Tirana
Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 muaj më parëFull Time

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 67; në Statutin e UMT-së, neni 79; në Rregulloren e UMT-së, nenet 59 dhe 60; në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar, si edhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr.36, datë 11.03.2025 “Për fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend vakant në pozicionin e punës “Specialist Finance” personel administrativ në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

Kandidatët për “Specialist Finance”, personel administrativ me kohë të plotë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat të lidhura me veprimetqë gjenerojnë shpenzimet dhe të ardhurat dhe garantonpërputhshmëri me ligjin.
  • Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me të ardhurat.
  • Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjithaveprimeve që lidhen me shpenzimet e njësisë kryesore.
  • Regjistron në bazë të dokumentacionit, të gjitha veprimet ekonomike financiare në mënyrë kronologjike dhe sistematike në regjistrat kontabël, ditarë: (ditari i shpenzimeve, ditari i bankës, ditari i magazinës, ditari ipagave, ditari i veprimeve të ndryshme).
  • Përgatit e përpilon situacionet e raportimit të të ardhurave dhe shpenzimeve si njësi, si dhe tabelat e raportimitprogresiv, periodikisht çdo 4-mujor.
  • Mban dhe përditëson në mënyrë kronologjike gjendjen e Aktiveve të Qendrueshme, kartelat e AQT-ve në përdorim(zyre dhe çdo punonjës) për njësinë kryesore si dhe llogaritamortizimin e tyre.
  • Mban, përditëson dhe kontabilizon të gjitha veprimet e magazinës dhe pergatit raportet mujore të gjendjes.
  • Mban, përditëson dhe kontabilizon të gjitha veprimet e pagave të punonjësve dhe të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tyre (sig. shoqërore, pensionet etj).
  • Raporton për punën e kryer dhe problemet e konstatuara përpara kryetarit të degës.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kritere

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës “Specialist Finance”,personel administrativ në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, janë si më poshtë:

  • Të zotërojnë diplomë në Shkenca Ekonomike, të ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, ose të ciklit të dytë të studimeve“Master Profesional” ose “Master i Shkencave”.
  • Të ketë 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit.

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar) me dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
  • Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Certifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimi të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike duke filluar nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

− Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;

− Njohuri mbi ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;

− Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

− Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;

− Njohuri të akteve nënligjore në fuqi në fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën

19 March, 2025 |

Previous

Njoftim për pozicionin e punës “Specialist”, në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Next

SPECIALIZIME AFATGJATA NË FUSHËN E MJEKËSISË, 2024-2025