• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune pune “Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve”, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

University of Medicine, Tirana
Biznes & MenaxhimTiranë2 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Rregulloren Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021“Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së, Me Nr. 21, Datë 12.02.2026 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës Personel Administrativ “Kryetar i Degës Së Menaxhimit Të Shërbimeve”, Pranë Fakultetit Të Mjekësisë Dentare, Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Shpallet Konkursi Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune Pune “Kryetar i Degës Së Menaxhimit Të Shërbimeve”, Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Si Më Poshtë

  • Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në degën e menaxhimit të shërbimeve. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë kryesore.
  • Organizon dhe ndjek gjithë procesin për organizimin e prokurimeve publike për njësinë kryesore.
  • Organizon dhe ndjek të gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues.
  • Monitoron zbatimin e kontratave të lidhura.
  • Përgjegjës për hedhjen në kohë të rregjistrit të parashikimit të prokurimeve publike dhe ndjekja e raportimeve në kohë në njësinë qendrore të UMT-së.
  • Organizon punën për mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastrukturës elektroshtëpiake, hidraulike, ndërtimore të godinave të njësisë, si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura.
  • Organizon punën për mirëmbajtjen, pastrimin, transportin, shërbimet postare dhe korrierët.
  • Evidenton mallrat dhe materialet në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin.
  • Detyrat e tjera janë të specifikuar në rregulloren e përgjithshme;
  • Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike/Juridike/

Inxhinierike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëtën fushë;

  • Të ketë mbi 3 (tri) vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3(tri) muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit nga data e aplikimit:
  • Formular vetdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Çertifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll-Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi VKM nr. 285, datë 19.05.2021 ”Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar:
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare administrative.

F. Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

18 February, 2026 |