
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr. 69, datë 23.06.2021, “Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor-shkencor “Laborante Mësimore” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kritere Të Përgjithshme
Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë, pozicioni “Laborante Mësimore” pranë Departamentit të Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere Të Veçanta
Kritere Preferenciale
Dokumentacioni i Kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Mjekësisë pranë UMT-së, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.