• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE “TEKNIK I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”, NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Siguri & Sherbime PublikeTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë” i Ndryshuar, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr. ­­200, Datë 28.09.2023 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës “Teknik i Specialiteteve Të Ndryshme”, Në Sektorin e Shërbimeve Dhe Investimeve, Në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Shpall Konkursin Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune Si Më Poshtë

Fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Teknik i Specialiteteve të Ndryshme”, me kohë të plotë në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Mirëmban në vazhdimësi të gjitha ambientet e UMT-së, ku përfshihen sallat, zyrat.
  • Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
  • Ka në mbikqyrje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i raporton ato tek Kryetari i Degës së Shërbimeve.
  • Ka në mbikqyrje ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinës dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

Kritere

Kandidatët për “Teknik i Specialiteteve të Ndryshme”, me kohë të plotë në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar studimet e mesme për teknik i specialiteteve të ndryshme.
  • Të ketë certifikatë/diploma për specialitetin në vartësi të specifikave të punës;
  • Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune
  • Të jetë shtetas shqiptar;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimiapo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  • Kopje të noteruar e diplomës/diplomave bashkë me listen e notave të arsimit përkatës;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) në qoftë se ka punuar;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

2 October, 2023 |

Previous

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS / DREJTUES I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM” NË NJËSINË E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

Panairi i Masterit dhe Praktikës së Punës në SHBA