• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE “SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, PRANË DREJTORISË Së SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021“Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhërin e Administratorit Të UMT-së Nr. 82, Datë 21.03.2023, “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës 1 (një) Vend “Specialist Në Sektorin e Prokurimeve”, Personel Administrativ Me Kontratë Me Afat Të Pacaktuar, Pranë Drejtorisë Së Shërbimeve Mbështetëse Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Shpall Konkursin Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune Si Më Poshtë

Fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Specialist në Sektorin e Prokurimeve”, personel administrativ me kontratë me afat të pacaktuar, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Mbjatja e përgjegjësive për respektimin e të gjitha rregullave dhe afateve të caktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
  • Përgatitja e Dokumenteve Standarte të Tenderit në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit , për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
  • Merr pjesë në gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;
  • Përgatit rregjistrin e parashikimit të prokurimeve, konform buxhetit të miratuar për investime dhe për shpenzime;
  • Hartimin e specifikimeve teknike nëse nuk janë hartuar nga struktura të tjera;
  • Përllogaritjen e fondit limit, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme;
  • Përgatit procedurën për KVO-në;
  • Asiston në mbledhjet e KVO-së dhe jep mendim si dhe bën interpretim ligjor për dokumentat e tenderit , atëherë kur i kërkohet nga anëtarët e KVO-së;
  • Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregullores në fuqi dhe përshkrimit të vendit të punës si dhe planeve të punës të miratuara nga Drejtori përkatës;
  • Informon eprorin direkt mbi rezultatet e punës në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kritere

Kandidatët për “Specialist në Sektorin e Prokurimeve”, personel administrativ me kontratë me afat të pacaktuar, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor”, në shkencat “Ekonomi”/ “Juridike”/ “Inxhinierike”;
  • Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;

Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë eksperiencë të provuar me dokument në fushën e prokurimeve;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
  • Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

  • Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar me listë inventari, (procesverbal). Dorëzimi do të bëhet në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik në RSH”
  • Vendimin nr. 285 datë 19.05.2021 Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

27 March, 2023 |

Previous

  • Fondi i Pyetjeve i Provimit të Informatizuar të Mjekësisë

Next

“Ditët e informimit të maturantëve”