Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.105 , datë 13.11.2025, shpallet konkursi për pozicionin e punës personel ndihmës akademik, me kontratë me afat të caktuar, “Përgjegjës” në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët Konkurrentë Të Interesuar Për Këtë Pozicion Pune, Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere
- Kriteret e përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor, ose ekuivalente me të DIND, të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MA;
- Të ketë eksperiencë pune të paktën mbi 5 (pesë) vite;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
Dokumentacioni i Kërkuar
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) ose vërtetim nga aplikacioni e-albania mbi provueshmërinë e periudhës së plotë të punësimit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë/certifikatës së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm/ eprorit direkt, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
Fusha e Njohurive
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Njohuri mbi funksionimin dhe menaxhimin e projekteve.
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
17 November, 2025 |
Previous
URDHËR NR. 99 DATË 06.11.2025
Next
Udhëzim nr. 8, datë 13.11.2025