• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

Njoftim për 1 (një) vend pune në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.­­­­­­105 , datë 13.11.2025, shpallet konkursi për pozicionin e punës personel ndihmës akademik, me kontratë me afat të caktuar, “Përgjegjës” në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët Konkurrentë Të Interesuar Për Këtë Pozicion Pune, Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

  • Kriteret e përgjithshme:
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor, ose ekuivalente me të DIND, të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MA;
  • Të ketë eksperiencë pune të paktën mbi 5 (pesë) vite;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);

Dokumentacioni i Kërkuar

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) ose vërtetim nga aplikacioni e-albania mbi provueshmërinë e periudhës së plotë të punësimit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  • Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë/certifikatës së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm/ eprorit direkt, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

Fusha e Njohurive

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  • Njohuri mbi funksionimin dhe menaxhimin e projekteve.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.