
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr. 25, datë 30.03.2021 “Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor-shkencor “Laborante Mësimore” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët Për Personel Ndihmës Akademik, Me Kohë Të Plotë, Pozicioni “Laborante Mësimore” Pranë Departamentit Të Kirurgjisë Në Fakultetin e Mjekësisë, Pranë UMT-së, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere
Kritere të përgjithshme
Kritere Të Veçanta
Kritere Preferenciale
Dokumentacioni i Kërkuar
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi behet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare
12 April, 2021 |
Previous
Njoftim për pozicionin e punës, “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Next
Njoftim për 1 (një) vend pune në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.