• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

Njoftim për 1 (një) vend pune në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr. 25, datë 30.03.2021 “Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor-shkencor “Laborante Mësimore” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët Për Personel Ndihmës Akademik, Me Kohë Të Plotë, Pozicioni “Laborante Mësimore” Pranë Departamentit Të Kirurgjisë Në Fakultetin e Mjekësisë, Pranë UMT-së, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

Kritere të përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata ;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur ;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Kritere Të Veçanta

  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të ketë eksperiencë pune.

Kritere Preferenciale

  • Preferohen kandidatë që zotërojnë gjuhën angleze;
  • Preferohen kandidatë që kanë diplomë të studimeve universitare, Master Shkencor,“Marrëdhënie me Publikun”;
  • Preferohen kandidatë që kanë përfunduar studimet universitare në fushën e Komunikimit ose
  • Marrëdhënieve me Publikun

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, pranë UMT-së , dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  • Dëshmi Penaliteti të marrë brenda (tre muajve të fundit);

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi behet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare