
Në zbatim të kontratës nr.180/30, datë 04.06.2021 “Shërbim konsulence-Hartim projekt preventive zbatimi për rikonstruksionin e godinave të dëmtuara nga tërmeti: Godina e Farmacisë, Godina e Anatomisë dhe Salla e leksioneve të godina e Paraklinikut”, Ju informojmë se:
U mbyll faza e parë e “Analiza e detyrës së projektimit dhe përcaktimi i bazës së projektit” të dorëzuar nga Operatori ekonomik me datë 25.06.2021.
Bazuar në nenin 74 dhe nenin 75 të VKM nr.285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” dhe duke qenë se objekti i kontratës kërkon një vlerësim profesional në fushën inxhinierike, gjykojmë se nevojitet asistenca teknike e një eksperti të jashtëm për të përforcuar mendimin profesional teknik.
Prandaj Për Të Qenë Pjesë e Grupit Të Punës Për Ndjekjen Dhe Marrjen Në Dorëzim Të Kontratës, Kërkojmë Punësimin Me Kontratë Shërbimi Të Një Eksperti Të Jashtëm, Si Më Poshtë
1 (një) Inxhinier të fushës së inxhinierisë së ndërtimit, i cili duhet të ketë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
Eksperti Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere
Kandidati duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë:
Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell skualifikim të kandidatit.
Publikimin e njoftimit ne faqen zyrtare te UMT-së
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë brenda 10 ditëve nga publikimi njoftimit, dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
23 July, 2021 |
Previous
Njoftim për zhvillim aktiviteti
Next
Rinjoftim për aplikim në Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor