• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE ME KOHË TË PLOTË, PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” PRANË DEPARTAMENTIT TË OBSTETRIKË-GJINEKOLOGJISË NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhërin nr. 4, datë 12.01.2022 “Përcillen kriteret për rekrutimin e personelit akademik me kohë të plotë në Departamentin e Obstetrikë-Gjinekologjisë”, shpall konkursin për 1 (një) vend pune me kohë të plotë, për pozicionin e punës “Personel Akademik” pranë Departamentit të Obstetrikë-Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë, pranë Departamentit të Obstetrikë-Gjinekologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata;
  • Të jenë në kushte shëndetësore që i lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë diplomë specializimi afatgjatë në Obstetrikë –Gjinekologji;
  • Të zotërojë me dëshmi të nivelit C1, të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian (anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht);

Kritere Specifike

  • Të ketë notën mesatare të ponderuar të diplomës Master i Integruar të Ciklit të Dytë ≥ 8.5;
  • Të ketë notën mesatare të ponderuar të diplomës së Specializimit Afatgjatë ≥ 9.5;
  • Të ketë Licencën për ushtrimin individual të profesionit të lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve;
  • Të jetë mjek specialist obstetër-gjinekolog ;
  • Të ketë titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”;

Kritere Preferenciale

  • Të ketë kryer specializime në vende perëndimore;
  • Të ketë eksperiencë profesionale në kirurgjinë gjinekologjike dhe endoskopike;
  • Të ketë veprimtari shkencore në fushën e obstetrikë-gjinekologjisë, të konfirmuara me punime, prezantime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe artikuj në revista brenda e jashtë vendit.5

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e

Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga profesorë;
  • Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve.
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.