• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE”, PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE,UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhrin e Rektorit Nr. 74­, datë 17.05.2023, “Për miratimin e kritereve për kanditatët për vendin e punës personel ndihmës akademik “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1 (një) vend, në pozicionin e punës “Sekretare Mësimore” me kohë të plotë, pranë Sekretarisë Mësimore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët Për Personel Ndihmës Akademik, Me Kohë Të Plotë, 1 (një) Vend, Pozicioni “Sekretare Mësimore”, Pranë Sekretarisë Mësimore, Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

Kritere të përgjithshme

  • Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të pare (Bachelor);
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj;
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe programit Microsoft Office, të vërtetuar me dëshmitë përkatëse;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre ndonjë masë disiplinore e largimit nga puna;

Kritere Preferenciale

  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup;
  • Të ketë eksperienca pune të ngjashme brenda sistemit arsimor;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin master shkencor;
  • Preferohet gjuha angleze;

Dokumentacioni i Kërkuar

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  • Kopje e noteruar e librezës së punës;
  • Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  • Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.