• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM- PËR 1 (NJË) VEND, NË POZICIONIN PËRGJEGJËS SEKTORI I PROKURIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë1 muaj më parëFull Time

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë

  • Për 1 (një) vend, në pozicionin Përgjegjës Sektori i Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht të Drejtori i Drejtorisë.
  • Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin puhlik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
  • Hartimi dhe propozimi i planit vjetor të prokurimeve, në bashkepunim me Njesinë e Prokurimit në bazë të kërkesave dhe nevojave për prokurim;
  • Organizon punën për përgatitjen e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik shpenzimeve dhe investimeve në hashkëpunim me Njesinë e Prokurimit, në fillim të çdo viti kalendarik;
  • Pergatitja e Dokumentave Standarde të Tenderit për procedurat e prokurimit, në bashkëpunim me anëtarët e Njesisë së Prokurimit, sipas pjëmarrjes në komisionet perkatëse në procedurë;
  • Pergatitja e analizave periodike për prokurimet.
  • Pergatitja e regjistrit të realizimit të prokurimeve publike në menyrë periodike dhe vjetore, raportimi në MASR-ë.
  • Kontrollon dhe shpëmdan sipas destinacionit dokumentat e hartuara nga punonjësit në varësi;
  • Siguron bashkëpunim të mirë të grupit dhe ekzekutim në kohë të detyrave
  • Siguron që mbajtja dhe arkivimi i të dhenave të Sektorit është në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit për prokurimin publik;
  • Identifikon, vlereson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin Juridik per çdo risk të hasur;
  • Siguron që stafi i caktuar për implementimin e kontratës të mos jetë i perfshirë në vlerësimin e tenderit;
  • Përgatit planifikimin e procedurave të tenderimit në bashkëpunim me drejtoritë/sektorët e tjerë (përgatitja dhe ndjekja e rregullt të Planit të Prokurimit);
  • Monitoron dhe rishikon aktivitetet e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë;
  • Siguron transmetimin e kërkesës për hapjen e tenderit (parashikimin dhe njoftimet për tender në internet, ftesat drejtuar tenderuesve) dhe monitoron procesin e parakualifikimit dhe të përzgjedhjes;
  • Ne fund të vitit ndjek dhe mbikeqyr hartimin dhe dorëzimin e Regjistrit përmbledhës për Realizimin e Prokurimeve publike, konform afateve të percaktuara në ligj;
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.

Kritere

  • Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me një diplomë të studimeve, “master shkencor” në shkencat “ekonomi”, “juridik”, “inxhinieri dhe teknologji” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
  • Të jete shtetas shqiptarë me zotësi te plotë për të vepruar;

Kushtet

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Dëshmi penaliteti.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 19.10.2020 – 02.11.2020 15 (pesëmbëdhjet) ditë .

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

19 October, 2020