• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Pastrim & MirembajtjeTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.56, Datë 01.09.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe Urdhëri Nr. 109 Datë 16.09.2021, të Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë

  • Për 1 (një) vend në pozicionin “Magazinier në Fakultet”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Bën sistemimin e magazinës mban në vazhdimësi të gjitha ambjentet e Fakultetit ku përfshin auditorë, zyrat, laboratorët, nyjet hidrosanitare, dyert dhe dritaret.
  • Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
  • Ka në mbikqyerje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i riparton ato tek Kryetari i Dëgës së Shërbimeve.
  • Ka në mbikqyrje ambientet e brendshme dhe të jashtme të fakultetit dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.

Kriteret

Kandidati për vendin e punës “Magazinier në Fakultet”, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të kenë perfunduar studimet e mesme
  • Të zotërojnë afësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës pë të cilin konkurojnë.
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë pë të vepruar.

Kushte

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, këto dokumente:
  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  • Kopje të noteruar të arsimit përkatës bashkë me listen e notave.
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 dite nga dita e shpalljes në buletinin e APP.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.