• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr.38, Datë 16.02.2023 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës 1 (një) Vend “Përgjegjës Në Sektorin e Shërbimeve Dhe Investimeve”, Me Kohë Të Plotë Në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Sektor. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht të Drejtori i Drejtorisë.
  • Ndjek monitorimin e zbatimit të kontratave të lidhura.
  • Organizon punën për mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastructures elektromekanike,hidraulike, ndërtimore të godinës të UMT-së, si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura;
  • Organizon punën për mirëmbajtjen, pastrimin, transportin, shërbimet postare dhe korrierët.
  • Mbikqyr evidentimin e mallrave dhe materialeve në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin;
  • Organizon punën për plotësimin e rregjistrit të aseteve të UMT-së duke evidentuar ndryshimet (rikonstruksionet, meremetimet);
  • Organizon punën për mbajtjen e rregjistrit të pronave të miratuara për t’u dhënë me qera;
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;
  • Detyrat e tjera janë të specifikuar në rregulloren e përgjithshme;
  • Evidenton mallrat dhe materialet në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin.

Kritere

Kandidatët për “Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike/Juridike/Inxhinierike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëtën fushë;
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.

Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe menaxheriale, aftësia për të punuar në grup.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

20 February, 2023 | Previous

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTET KOMBËTARE TË KËRKIMIT DHE TËZHVILLIMIT (PKKZH) PËR VITIN 2023

Next

NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË