• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhërin e Administratorit Të UMT-së Nr.101, Datë 21.09.2022 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës 1 (një) Vend “Përgjegjës Në Sektorin e Prokurimeve”, Me Kohë Të Plotë Në Drejtorinë e Shëebimeve Mbështetëse Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune Si Më Poshtë

Fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Sektor.
  • Koordinon punën vertikalisht me strukturat qe ka në varësi dhe raporton rregullisht tek Drejtori i Drejtorisë.
  • Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligiore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
  • Hartimi dhe propozimi i planit vjetor të prokurimeve, në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit në bazë të kërkesave dhe nevojave për prokurim;
  • Organizon punën për përgatitjen e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik, shpenzimeve dhe investimeve në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit, në fillim të çdo viti kalendarik;
  • Përgatitja e Dokumentave Standarde të Tenderit për procedurat e prokurimit, në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit, sipas pjesëmarrjes në komisionet përkatëse në procedurë;
  • Përgatitja e analizave periodike për prokurimet;
  • Përgatitja e regiistrit të realizimit të prokurimeve publike në mënyrë periodike dhe vjetore, raportimi në MASR-ë;
  • Kontrollon dhe shpërndan sipas destinacionit dokumentat e hartuara nga punonjësit në varësi;
  • Siguron bashkëpunim të mirë të grupit dhe ekzekutim në kohë të detyrave.
  • Siguron që mbajtja dhe arkivimi i të dhënave të Sektorit është në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit për prokurimin publik;
  • Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin Juridik për çdo risk të hasur;
  • Siguron që stafi i caktuar për implementimin e kontratës të mos jetë i përfshirë në vlerësimin e tenderit;
  • Përgatit planifikimin e procedurave të tenderimit në bashkëpunim me drejtoritë/sektorët e tjerë (përgatitja dhe ndjekja e rregullt të Planit të Prokurimit);
  • Monitoron dhe rishikon aktivitetet e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjesit e varësisë;
  • Siguron transmetimin e kërkesës për hapjen e tenderit (parashikimin dhe njoftimet për tender në internet, ftesat drejtuar tenderuesve) dhe monitoron procesin e parakualifikimit dhe të përzgjedhjes;
  • Në fund të vitit ndjek dhe mbikqyr hartimin dhe dorëzimin e Regjistrit përmbledhës për realizimin e Prokurimeve publike, konform afateve të përcaktuara në ligj.

Kritere

Kandidatët për “Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shërbimeve Mështetëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike ose Juridike; Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëtën fushë;
  • Të ketë 3 vite mbi eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;

Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqipëtar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale , aftësia për të punuar në grup.

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

  • Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së *
    Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik në RSH”
  • Vendimin nr. 285 datë 19.05.2021 “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK”
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.