• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS / DREJTUES I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM” NË NJËSINË E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Ligj & JuridikTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Ligjin Nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm Në Sektorin Publik” i Ndryshuar, Në Statutin Dhe Rregulloren e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Të UMT-së Nr. 63, Datë 08.10.2022“Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Ndryshuar Me Vendimin Nr. 58, Datë 21.09.2023 “Për Disa Ndryshime Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Të UMT-së …”, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Me Nr.199, Datë 28.09.2023, Shpall Konkursin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë

Për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Përgjegjës / Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për pozicionin e punës “Përgjegjës/Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Përgjegjësi / Drejtuesi i Njësisë së Auditit të Brendshëm duhet të ketë përvojë pune 5 vjet në profesion, nga të cilat jo më pak se 3 vjet në fushën e auditimit, dhe te jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm në sektorin publik”.

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse:
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).

Përshkrimi i Punës

  • Ushtron veprimtarinë në përputhje me parashikimet e Ligjit nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Etikës dhe Kartën e Auditimit të Brendshëm Publik, etj;
  • Ka si objekt të punës, sigurimin e menaxhimit për përdorimin efektiv të fondeve dhe përmirësimin e veprimtarisë të UMT-së dhe njësive shpenzuese;
  • Harton metodologji specifike të auditimit, kryen auditime të përgjithshme për politikat dhe procedurat, kryen analiza speciale sipas orientimeve;
  • Bashkërendon punën me Drejtoritë për përgatitjen e relacioneve dhe ndjek zbatimin e detyrave të lëna nga grupet e ndryshme të kontrollit në UMT-ë.

Paga për pozicionin e punës “Përgjegjës/Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në UMT:

Paga bazë e këtij pozicioni pune është Niveli III-3 sipas Udhëzimit nr. 16/2023 të Ministrit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.

Dokumentacioni Që Duhet Të Paraqesin Kandidati/ët

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV), sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës së noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar:
  • Dëshmi “Auditues i brendshëm në sektorin publik” të noterizuar;
  • Referenca nga punëdhënës/epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht kandidatit, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Dorëzimi i Dokumentacionit Dhe Afati i Dorëzimit

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;

Afati i dorëzimit i dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e Shpalljes së njoftimit, në Buletinin e Agjensisë së Prokurimit Publik.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e auditimit.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2 October, 2023 |