• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 muaj më parëFull Time

Për 1 (një) vend në pozicionin e punës Kryetar i Degës së Financës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për pozicionin e punës 1 (një) vend Kryetar i Degës së Financës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në degën e financës. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi: specialist dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë
  • Kryen rolin e nëpunësit
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e njësisë dhe bën mbylljen e bilancit vjetor
  • Merr pjesë në hartimin e buxhetit vjetor, në bashkëpunim me strukturat e tjera te njësisë.
  • Merr pjesë në përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm në zbatim të kërkesave të ligjit dhe institucioneve përkatëse.
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me të ardhurat e njësisë dhe raporton për realizimin e
  • Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon njësia, rakordon çdo muaj situacionin e shpenzimeve ekonomike, si dhe propozon, rialokime te planit
  • Përgatit analiza periodike dhe vjetore për realizimin e treguesve ekonomik dhe
  • Raporton çdo muaj në formë elektronike dhe shkresore në UMT-ë dhe jashtë radhe për të gjitha të dhënat që kë
  • Është përgjegjës për mbajtjen e librave të llogarisë në përputhje me legjislacionin në
  • Është përgjegjës dhe përgatit të gjithë materialet e nevojshme për kryerjen e inventarëve të përgjithshme dhe periodike për njësinë kryesore.
  • Koordinon aktivitetin e punës midis specialistëve, cakton detyra dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre;
  • Regjistron të gjitha kontratat e lidhura ndërmjet Njësisë dhe operatorëve Ndjek likuidimin e tyre;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e pë

Kritere

Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Mjekësisë, UMT, janë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të ketë mbi 3 (tri) vite eksperiencë pune në profesion;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit dhe ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
  • Përbën avantazh për këto pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe menaxheriale, aftësia për të punuar në grup;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të

Dokumentacioni Që Duhet Të Paraqesin Kandidati/ët

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
  • Njohuri mbi ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

13 June, 2022 |