• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

Njoftim për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Administrator” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Të UMT-së Nr. 68, Datë 13.11.2023 “Për Miratimin e Kritereve, Dokumentacionit Dhe Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës “Administrator”, Në Njësitë Kryesore Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Protokolluar Me Nr. 3380/1 Datë 13.11.2023, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Me Nr. 28, Datë 18.02.2025 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës “Administrator”, Në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” Shpall Konkursin Si Më Poshtë

Për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Administrator” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për pozicionin e lirë të punës personel administrativ “Administrator” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, duhet të plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e mëposhtëm.

Kriteret Që Duhet Të Plotësojnë Kandidati Për Administrator Në Njësinë Kryesore, Fakulteti i Mjekësisë Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Janë

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë;
  • Të ketë përvojë pune së paku 5 (pesë) vjet në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office;
  • Të mos gjendet në kushtet e konfliktit të interesit;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).

Dokumentacioni Që Duhet Të Paraqesin Kandidati/Ët

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV), sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuar (të dy cikleve përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjygjësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Dëshmi/certifikatë që vërteton njohuri të paketës Microsoft Office;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vetëdeklarim që nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit për pozicionin e punës që konkurron, “Administrator” në Fakultetin e Mjekësisë në UMT;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht kandidatit, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT DHE AFATI I DORËZIMIT, VLERËSIMI :

Kandidatët që shprehin interes për të aplikuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, (një kopje e inventarit i vihet në dispozicion aplikantit), në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është** 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e shpalljes së njoftimit**, në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, për këtë pozicion pune (Administrator i Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me pozicionin e punës.

Faza e vlerësimit të dokumenteve me dosjen e kandidatit konkurrues;

Faza e intervistës së kandidatit konkurrues.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 68, datë 13.11.2023 i publikuar në faqen zyrtare të internetit www.umed.edu.al.

24 February, 2025 |

Previous

Leksion i Hapur

Next

Njoftim - Për një (një) vend pune në pozicionin personel administrativ “Sanitare” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.