• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “ADMINISTRATOR” I FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së Nr. 4, datë 17.01.2023 “Për Konfirmimin e Kritereve, Dokumentacionit dhe Procedurës së Punësimit për Pozicionin e Punës ”Administrator” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, protokolluar me Nr. 139/2 Prot., datë 17.01.2023 si dhe Urdhrit të Administratorit të UMT-së Nr.18, datë 24.01.2022 “Për Miratimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit për Përzgjedhjen e Administratorit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë

Për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Administrator” i Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

KRITERET QË DUHET TË PLOTESOJË KANDIDATI PËR ADMINISTRATOR I NJËSIË KRYESORE (FMD).

Kandidatët për Administrator i njësisë kryesore (FMD) duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 5 (pesë) vjet në këto fusha;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të mos gjendet në kushtet e konfliktit të interesit;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhën e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokoll-arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dosjen personale të inventarizuar me dokumentet si më poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetë shkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuara (të dy cikleve përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht kandidatit, pasi bëhet pjesë e arshivës së Institucionit.

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT DHE AFATI I DORËZIMIT

  • Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;
  • Afati i dorëzimit i dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e shpalljes së njoftimit, në Buletinin e Agjensisë së Prokurimit Publik, për këtë pozicion pune (Administrator i Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë).

MËNYRA E VLERËSIMIT

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për plotësimin e kritereve sipas dokumenteve të dorëzuara dhe kryesisht për përvojë, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën dhe pozicionin e punës që ata kantidojnë.