• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, me kohë të plotë, në Departamentin e Lendeve Klinike, Infermieristikes se Pergjithshme ne Semundjet e Brendshme dhe Pediatri.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në Departamentin e Lendeve Klinike Infermieristikes se Pergjithshme ne Semundjet e Brendshme dhe Pediatri në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë shtetësi shqiptare me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë diplomuar në program të integruar të ciklit të dytë në Mjekësi e Përgjithshme ose ekuivalente me të (studime universitare brenda ose jashtë vendit)
  • Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare te ponderuar mbi 9 (nente);
  • Te kete perfunduar studimet ne nje program specializimi pasuniversitar ne fushen e Kirurgjise me note mesatare mbi 9 (nente)
  • Të ketë licencën për ushtrim individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri I Mjekëve;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata per kryerjen e nje vepre penale.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e pushimit nga puna
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Kritere te veçanta

  • Preferohen kandidatë që kane perfunduar studimet pasuniversitare dhe të mëtejshme në Universitete të njohura jshtë vendit;
  • Preferohen kanditatë që kanë gradë shkencore në fushën e kirurgjisë;
  • Preferohen kandidatë që kanë gradë apo titull shkencor të fituar në Universitete të njohura jashtë vendit;
  • Preferohen kandidatë të kualifikuar në fushën e kirurgjisë;
  • Preferohen kandidatë me përvojë pune në fushën e kirurgjisë;
  • Preferohen kanditatë me përvojë dhe pjesëmarrjen në projekte kombëtare ose ndërkombëtare;
  • Preferohet të ketë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse;
  • Të ketë eksperiencë në fushën e mësimdhënies;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Protokollit, Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  • Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga profesorë;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Vërtetim I Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.12.2020 – 06.01.2021(10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare

21 December, 2020 |

Previous

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1-VJEÇARE" NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR- SHKENCOR , ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË