• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, NDIHMES AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR – SHKENCOR , ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Shëndetësi & MjekësiTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Ndihmes Akademik me karakter mësimor – shkencor, në Departamentin e Lëndeve Biomjekësore dhe Eksperimentale, Seksioni i Fiziologjise në Fakultetin e Mjekësisë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor – shkencor, pozicioni “Laborante” Seksioni i Fiziologjise, Departamenti i Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë shtetësi shqiptare;
  • Të zotërojë diploma të arsimit të lartë të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  • Të zoterojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të mos ketë masë disiplinore që nuk janë shuar sipas ligjit;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale.

Kriteret e Veçanta

  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor, pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore – Teknike, ose në Fakultete ekuivalente, të akredituara dhe të njohura nga MASR, me notë mesatare aritmetike të studimeve universitare mbi 7 (shtatë) e lart;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet të dokumentuar;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Mikrosoft Office.

Kritere Preferenciale

  • Preferohen kandidatë që zotërojnë gjuhën angleze;
  • Preferohen kandidatë që kanë përvoja të mëparshme pune laboratorike spitalore;
  • Preferohen kandidatë që kanë përfunduar Master të Shkencave në Teknikë Laboratori (dy vjeçar);

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  • Kopje e noterizuar e lishencës së ushtrimit të profesionit të mjekut të lëshuar nga UMSH;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Listë dhe kopje të botimeve dhe artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore, abstrakte etj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjesore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit);
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.12.2020 – 06.01.2021 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën.