• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM KRITERET E PUNËSIMIT PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Pastrim & MirembajtjeTiranë1 muaj më parëFull Time

Kandidatët Për Pozicionin e Punës 1 (një) Vend Vakant “Sanitar”, Me Kohë Të Plotë Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021*“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”*, si dhe në Urdhërin e Administratorit të UMT-së nr.227, datë 26.10.2022 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Sanitare, *”, me kohë të plotë në *Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në *Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,” *shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit të godinave të njësisë
  • Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
  • Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të

Kritere

Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë**:**

  • Të kenë përfunduar studimet e ciklit 8 (tetë) ose 9 (nëntë) vjeçar, ose të mesme;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë shtetas shqipëtar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e Dëftesës, (diplomës/diplomave), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënësi i mëparshëm ose aktual, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

  • Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së * * Institucionit.*

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

  • Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021 i publikuar në faqen zyrtare

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

31 October, 2022 |

Previous

NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND “KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË