• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM- DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “SPECIALIST I PROTOKOLLIT” PRANË REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Burime Njerezore (HR)Tiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Specialist i Protokollit” pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidati/ja, duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme dhe të veçanta si më poshtë:

Kritere Të Përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe të zotërojë diplomën Bachelor dhe/ose Master Profesional dhe/ose Master Shkencor, dhe/ose diplomë ekuivalente me to, DIND në shkencat shoqërore.
  • Të mos jetë dënuar i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore.
  • Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të ketë njohuri mbi programet kompjuterike ( Word, excel…)

Kritere Preferenciale

  • Përbën avantazh eksperienca e punës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë bashkëpunues.
  • Preferohet të ketë trajnime në fushën e arshiv-protokollit.

Kandidatët Duhet Të Depozitojnë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikimin.
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit europass.
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), së bashku me listën e notave të noterizuar për secilin program studimi.
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencat e punës, nëse ka qenë i/e punësuar).
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj.
  • Formular vetëdeklarimi sipas ligjit dhe 138/2015, dhe vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësi në punë).
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohurive kompjuterike.
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin.
  • Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm.
  • Fotokopje e pasaportës ose e kartës së identitetit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003 Për Arkivat

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.