• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

MJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1-VJEÇARE NGA KATEGORIA “ASISTENT LEKTOR”

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë,Tiranë, si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 34, datë 30.04.2022, shpall konkursin për pozicionin e punës personel akademik me kontratë 1-vjeçare nga kategoria “Asistent Lektor” për lëndët Paraklinike, në Departamentin e Kirurgjisë OMF & Paraklinike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kriteret

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurentë për 1(një) vend vakant për personel akademik me kontratë 1-vjeçare, në lëndët Paraklinike të Departamentit të Kirurgjisë OMF & Paraklinike, nga kategoria “Asistent Lektor”, për realizimin e ngarkesës në programet e studimit Bachelor “Higjenist Dentarë” dhe “Teknikë Dentarë” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë diplomuar në “Master i Shkencave në Stomatologji” brenda ose jashtë vendit;
  • Të zotërojë me dëshmi të nivelit C1 për të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të BE;
  • Të ketë së paku kualifikim të ciklit pasardhës;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

Kritere Specifike

  • Të ketë notën mesatare të ponderuar të diplomës “Master i Shkencave në Stomatologji” ≥ 9;
  • Të ketë eksperiencë profesionale pas përfundimit të studimeve;
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndët paraklinike ;
  • Të ketë licencë për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhëri i Stomatologut;
  • Të ketë publikime në revista shkencore dhe pjesëmarrje në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit;
  • Të ketë kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, (adresa: rruga e Dibrës pranë QSUNT), dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë :

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
  • Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Stomatologut;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga profesorë;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular Vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

5 April, 2022 |

Previous

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS/DREJTUES I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR NJË VEND PUNE “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, LABORANTE NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË,” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË