• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

KRITERET E PUNËSIMIT PËR VENDE PUNE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë2 javë më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionet e punës

  • Sekretare mësimore (me kohë të plotë) në Fakultetin e Mjekësisë;
  • Sekretare mësimore (me kohë të pjesshme) në Fakultetin e Mjekësisë.
  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
  • Hapja e regjistrave të kursit sipas grupeve përkatëse;
  • Rregjistrimi i studentëve për herë të parë në vit të parë;
  • Hapja e regjistrave të notave sipas degëve e grupeve përkatëse;
  • Shpallja e studentëve përsëritës, në bazë të numrit të krediteve që kanë fituar në vitet paraardhëse;
  • Çelja e datave të provimeve për klasë, grupeve dhe sipas sesioneve përkatëse;
  • Hedhja e notave në regjistrat e notave, në sesionet e provimeve;
  • Hapja e indeksit për studentët e rinj të vitit të parë;
  • Nxjerrja e evidencave ardhur nga Rektorati për seionet e provimeve;
  • Hapja e proces-verbaleve të provimeve të mbartura (sipas sesioneve përkatëse);
  • Diplomimi i studentëve të kursit të gjashtë. Hedhja e tyre në regjistrin e diplomave;
  • Plotësimi i Formularit të Diplomave me të dhënat e studentëve të diplomuar në sesionet përkatëse;
  • Nxjerja e vërtetimeve për listë notash apo diplomash, për studentët;
  • Konfirmim dokumentacioni për studentët e diplomuar ne vite (nga Ministria, Rektorati, etj);
  • Mbledhja e faturave të tarifës vjetore të shkollimit si dhe mbledhje e dokumentacionit për studentët me status të veçantë;
  • Kriteret

Kandidatët Për Sekretare Mesimorë (me Kohë Të Plotë) Dhe Sekretare Mësimore (me Kohë Të Pjeshme) Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

  • Të zotëroj të paktën diplomë të nivelit Bachelor;
  • Të ketë eksperienca pune;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj, gjuha angleze përbën avantazh;
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshminë përkatëse;
  • Të ketë njohuri të mira të një prej programeve të sekretarisë;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.
  • Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë (nëse ka);
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 17.09.2018-28.09.2018 (10 ditë pune)

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Previous

Kriteret dhe vendet vakante per personel akademik me kohe te pjesshme per vitin akademik 2018-2019, ne Fakultetin e Mjekesise

Next

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST” PRANË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË