• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË TË TRI SHËRBIMET E DEPARTAMENTIT TË PEDIATRISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 3 (tre) vende vakante, për pozicionet e punës, personel akademik, në Departamentin e Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë, për shërbimet si më poshtë

  • Në shërbimin e terapisë intensive
  • Në shërbimin e semundjeve infektive
  • Në shërbimin e gjenetikës

Kriteret

Kritere të përgjithshme

Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në të tre shërbimet e Departamentit të Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë mjek pediatër
  • Të ketë eksperiencë në mësimëdhënie
  • Të ketë aktivitet të dallueshëm shkencor
  • Të ketë gradën shkencore Doktor i Shkencave
  • Të ketë mbaruar studimet universitare me mesatare mbi 8
  • Të jetë shtetas shqiptar
  • Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

Kritere preferenciale

  • Të ketë mbaruar studimet universitare me mesatare mbi 9
  • Të ketë titull akademik.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi competent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Të paktën dy referenca nga profesorë.
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 08.04.2019-19.04.2019 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.