• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË SHËRBIMIN E KIRURGJISË SË PËRGJITHSHME DHE DIGJESTIVE III, NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Shëndetësi & MjekësiTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, me kohë të plotë, në shërbimin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive III, në Departamentin e Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë.

Kriteret

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në shërbimin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive III, në Departamentin e Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, studime Universitare brenda ose jashtë vendit.
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron.
  • Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8(tetë).
  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht)
  • Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;

Kritere Specifike

  • Të ketë diploma specializimi në Kirurgji.
  • Të ketë doktoraturë (ose të jetë në process Doktorature)
  • Të ketë eksperiencë pune në Shërbimin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT, prej 10 vitesh.
  • Të ketë eksperiencë mësimëdhënie në lëndën e Kirurgjisë Speciale mbi 10 vite.
  • Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Kirurgji.
  • Të ketë liçencën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhri i Mjekëve.

Kritere Preferenciale

  • Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete shkencore në fushën e Kirurgjisë.
  • Preferohen kandidatë me 2 ose më shumë gjuhë të huaja.
  • Preferohet të jetë mjek që e njeh mirë shërbimin ku punon.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Burimeve Njerëzore, Në Fakultetin e Mjekësisë, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  • Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Të paktën dy referenca nga profesorë.
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 07.10.2019-18.10.2019 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare