Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në lëndën Histologji – Embriologji, në Departamentin e Morfologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë.
Kriteret
Kritere Të Përgjithshme
Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në lëndën Histologji – Embriologji, në Departamentin e Morfologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të jetë diplomuar në programin e interguar të ciklit të dytë të studimit “Master I Shkencave në Mjekësinë e Përgjithshme”, studime univeristare brenda ose jashte vendit.
- Të zotëroj me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht)
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
- Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
Kritere Specifike
- Të ketë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master I Shkencave në Mjekësinë e Përgjithshme” me notë mesatare të ponderuar 9.5 e lartë.
- Të kenë në lëndën Histologji – Embriologji notën 9 (nëntë) e lart (notën mesatare aritmetike 9 e lart, kur lënda është zhvilluar në dy provime) dhe notën mesatare aritmetike të dy provimeve të Lëndës Anatomi Normale 9 (nëntë) e lart.
- Të ketë nivel të njohjes së gjuhës së huaj së paku B2.
- Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekëvë.
Kritere Preferenciale
- Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete pedagogjiko – shkencore në fushën e citologjisë dhe embriologjisë klinike.
- Preferohen kandidatët që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Burimeve Njerëzore, Në Fakultetin e Mjekësisë, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi competent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë.
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 20.0 5.2019-31.0 5.2019 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare
21 May, 2019 |
Previous
KRITERET E PUNËSIMIT PËR “SPECIALIST I SEKTORIT TË PROTOKOLL ARKIVËS” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR, NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Next
KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË LËNDËN E ALERGOLOGJISË, NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT