• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

KËRKESË PËR ANGAZHIM ME KONTRATË SHËRBIMI SPECIALIST FUSHE, TË SPECIALIZUAR NË FUSHËN E PAJISJEVE DHE MATERIALEVE MJEKËSORE, LABORATORIKE DHE STOMATOLOGJIKE

University of Medicine, Tirana
Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në shkresën e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, UMT, nr. 2512/5 prot., datë 13.09.2023 “Kërkesë për angazhim me kontratë shërbimi specialist fushe, të specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, laboratorike dhe stomatologjike”,

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për ekspertët e jashtëm me kontratë shërbimi të specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, laboratorike dhe stomatologjike, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e

Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë vijon:

Kritere

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e inxhinierisë;
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, laboratorike dhe stomatologjike. Këto të jenë të vërtetuara me dëshmi ose kualifikime në këto fusha.

Dokumentacioni i Kërkuar

  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore brenda tre muajve të fundit (Dëshmi Penaliteti);
  • Dëshmi apo kualifikime në fushën e kërkuar.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë.

  • Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 15.09.2023 deri më 22.09.2023

Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje.

15 September, 2023 |

Previous

Anketa – Qeverisja dhe Siguria Mjedisore

Next

Për testimin e informatizuar të kandidatëve nga trojet shqiptare në kuadër të pranimit në programin e integruar të studimit "Mjekësi e Përgjithshme" në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë