Kandidatët Për “Përgjegjës” Në Sektorin e Projekteve Dhe Zhvillimit Profesional, Në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik Dhe Komunikimit Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master i shkencave, ose ekuivalente me të (DIND) të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në fushën e projekteve dhe menaxhimin e tyre, eksperienca e punës në institucionet publike të arsimit të lartë përbën avantazh;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë njohuri mbi përdorimin e paketës Microsoft Office;
Dokumentacioni i Kërkuar
- Jetëshkrimin (CV) preferohet të jetë standardi (europass);
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës ose ekuivalent me të (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dokument/Certifikatë që vërteton zotërimin e një gjuhe të huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit,
- Vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës ose epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Njohuri mbi funksionimin dhe menaxhimin e projekteve.
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.