• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNES ADMINISTRATOR I NJËSISË KRYESORE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 57, Datë 01.09.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Administratorëve Të Njësive Kryesore Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr. 1988 Prot. Dt. 20.08.2021 “Kërkesë Për Miratimin e Kritereve Për Përzgjedhjen e Administratorëve Të Njësive Kryesore” Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Si Dhe Urdhri Nr. 98 Datë 07.09.2021, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë

  • Për 1 (një) vend në pozicionin e punes Administrator i Njësisë Kryesore në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kitere të** përgjithshme:** që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në pozicionin e punes Administrator i Njësisë Kryesore në Fakultetin e Mjekësisë, UMT-së janë:

  • Të jetë shtetas shqiptarë;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të ketë arsim te larte, se paku ne nivelin “Master i Shkencave” , ne fushen e drejtesise ose te ekonomise dhe pervoje pune se paku 5 (pesë) vjet në keto fusha;
  • Të mos jetë i denuar me vendim të formes së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kunderavajtje penale;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të mos gjendet në kushtet e konfliktit të interesit;
  • Të zotërojë me deshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dosjen përsonale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetë shkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vëretojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Referenca nga punë dhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetë shkrim;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: ështe 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes ne Buletinin e APP-së.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetornëRepublikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
  • Njohuri mbi 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, indryshuar.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

14 September, 2021 |

Previous

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE PËR POZICIONIN “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E BUXHETIT” NË DREJTORINË EKONOMIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Next

DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNES ADMINISTRATOR I NJËSISË KRYESORE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË