• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Universiteti Metropolitan Tirana

Asistente Administrative

Universiteti Metropolitan Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 javë më parëFull Time

Universiteti Metropolitan Tirana është një institucion i arsimit të lartë me 15 vite eksperiencë në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor, i përbërë nga tre fakultete: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike & IT.

I njohur për qasjen inovative në arsim dhe kërkimin shkencor, UMT është institucioni i parë në Shqipëri që ka integruar Inteligjencën Artificiale në të gjitha ciklet e studimit, Bachelor, Master dhe Doktoraturë, në bashkëpunim me universitete ndërkombëtare, duke ofruar një formim të orientuar drejt profesioneve të së ardhmes.

UMT është i angazhuar fuqimisht në ndërkombëtarizim, duke ndërtuar partneritete me universitete dhe institucione kërkimore në Europë dhe SHBA, si dhe në krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, që mbështet zhvillimin e ideve dhe projekteve nga studentët dhe stafi akademik.

Si Asistente Administrative, do të mbështesësh aktivitetin e Fakultetit duke koordinuar procese akademike dhe administrative, duke u kujdesur që çdo gjë të rrjedhë qetë dhe me saktësi. Çdo ditë do të kesh detyra të reja — nga komunikimi me studentë dhe pedagogë, te organizimi i dokumentacionit dhe ndjekja e proceseve të brendshme.

Do të punosh në një mjedis dinamik ku përkushtimi yt vlerësohet dhe ku ka hapësirë reale për t'u zhvilluar profesionalisht.

Është mundësia e duhur për dikë të organizuar, të përgjegjshëm dhe me sy të mprehtë për detajet, që do të jetë pjesë e një institucioni serioz arsimor.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Koordinon dhe administron kalendarin e aktiviteteve të fakultetit dhe departamenteve, përfshirë planifikimin e takimeve, mbledhjeve akademike dhe administrative, si dhe ndjekjen e afateve përkatëse.
  • Ndjek dhe monitoron zbatimin e proceseve të parashikuara në kalendarin akademik (semestrat, provimet, mbrojtjet e diplomave, regjistrimet), në bashkëpunim me zyrat përkatëse dhe në përputhje me rregulloret e brendshme.
  • Siguron organizimin dhe mbarëvajtjen e proceseve të provimeve, duke asistuar në planifikim, administrim listash, dokumentacion dhe komunikim me pedagogët dhe studentët.
  • Përgatit urdhra, shkresa, njoftime dhe dokumentacion zyrtar që dalin nga Zyra e Dekanit dhe strukturat drejtuese të fakultetit.
  • Koordinon dhe lehtëson komunikimin ndërmjet Dekanit, departamenteve, stafit akademik, administrativ dhe zyrave të tjera institucionale.
  • Përgatit dhe shpërndan njoftime zyrtare me shkrim për departamentet dhe struktura të tjera institucionale, sipas udhëzimeve të Dekanit.
  • Menaxhon dhe administron dokumentacionin e departamenteve, përfshirë përgatitjen, arkivimin dhe përditësimin e dosjeve akademike dhe administrative.
  • Mbështet stafin akademik dhe studentët për çështje administrative, informuese dhe proceduriale, në përputhje me rregulloret e institucionit.
  • Merr pjesë aktive në proceset e regjistrimeve, orientimit të studentëve dhe aktivitetet promovuese të fakultetit dhe institucionit.
  • Përgatit dhe standardizon formate dokumentacioni, raporte sipas kërkesave të Fakultetit dhe strukturave drejtuese.
  • Kryen detyra të tjera administrative dhe mbështetëse, në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë së fakultetit, me miratimin e Dekanit.
  • I raporton drejtpërdrejt Dekanit të Fakultetit për ecurinë e detyrave dhe proceseve të ngarkuara.

Kualifikimet dhe eksperienca

  • Të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë të nivelit Master nga një institucion i arsimit të lartë i akredituar.
  • Përvojë në shërbime administrative, koordinim aktivitetesh institucionale.
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira kompjuterike veçanërisht në përdorimin e programeve të paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
  • Të disponojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndërpersonal, si dhe etikë profesionale në marrëdhëniet e punës.
  • Të jetë korrekte, e përgjegjshme dhe me aftësi të shkëlqyera organizimi dhe koordinimi të detyrave.
  • Të jetë fleksibël dhe e aftë te përshtatet me dinamika të ndryshme pune, të menaxhojë detyra të ndryshme dhe afate kohore, në përputhje me nevojat e fakultetit dhe udhëzimet e drejtuesve.

Bashkohu me ekipin e Universitetit Metropolitan Tirana dhe bëhu pjesë e një ambienti akademik ku organizimi, komunikimi dhe profesionalizmi janë në qendër të çdo dite!