KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës
Zyrtar i Auditimit të Brendshëm – një (1) pozitë
Të dhënat për pozitën
Institucioni: Universiteti i Prishtinës
Njësia organizative: Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Pozita: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm
Kategoria funksionale: Profesional 1
Klasa: W15
Numri i pozitave: Një (1)
Kohëzgjatja: Me kohë të pacaktuar, sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Zyrtari i Auditimit të Brendshëm ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- Përpilon planin vjetor të auditimit dhe ia dorëzon drejtorit të departamentit për aprovim;
- Përcjell të gjitha ligjet, rregulloret, udhëzimet dhe dispozitat tjera që kanë të bëjnë me auditimin e brendshëm;
- Mbledh informata të nevojshme për njësinë ku do të bëhet auditimi;
- Ndihmon në përgatitjen e shkresës për takimin fillestar;
- Ndihmon në përgatitjen dhe përpilimin e programit të auditimit;
- Merret me përcaktimin e analizës së auditimit;
- Përcakton listën e kontrollit, shkallën e testimit dhe metodën e auditimit;
- Përpilon shënimet për çdo gjetje;
- Kryen punët në përgatitjen e draftraportit;
- Mban takimin përmbyllës dhe përpilon raportin final;
- Kryen funksione administrative në departament;
- Pas kompletimit të raportit të auditimit, kompleton dosjen e auditimit dhe e arkivon;
- Zbaton aktet ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e zyrtarëve publikë;
- Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave dhe kërkesës së drejtorit të departamentit;
- Për punën e vet i përgjigjet drejtorit të departamentit.
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara
Kandidati/ja duhet t’i plotësojë këto kushte:
- Diplomë universitare -Fakulteti Ekonomik, specializimi Financa dhe/apo Kontabilitet, Fakulteti Juridik, Administratë Publike;
- Të ketë të paktën tre (3) vjet përvojë pune profesionale;
- Certifikata/licenca profesionale të auditimit, të lëshuar nga organi kompetent;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe aftësi për formulimin e rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, PowerPoint dhe Access);
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë
Kandidati/ja duhet:
- Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë veprimi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i/e aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik;
- Të ketë arsimin, përvojën profesionale dhe aftësitë e kërkuara për pozitën;
- Të kalojë me sukses procedurën e pranimit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Formularin e aplikimit;
- CV-në e kandidatit/es;
- Kopjen e dokumentit të identifikimit;
- Ekstraktin e lindjes, original;
- Kopjen e diplomës së kërkuar me konkurs, të vërtetuar nga noteri;
- Nostrifikimin e diplomës, nëse diploma është fituar jashtë vendit, të vërtetuar nga noteri;
- Dëshmi për përvojën e punës profesionale;
- Certifikatën/licencën profesionale të auditimit, të lëshuar nga organi kompetent;
- Vërtetim nga gjykata kompetente se nuk është dënuar për vepër penale, në origjinal;
- Dëshmi të tjera relevante që provojnë plotësimin e kushteve të konkursit.
Procedura e përzgjedhjes
Procedura e përzgjedhjes zhvillohet në këto faza:
- Verifikimi paraprak i aplikacioneve;
- Testimi me shkrim;
- Intervista me gojë.
Kandidati/ja fituese konsiderohet kandidati/ja që arrin më së shumti pikë dhe kalon pragun minimal të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.
Afati i aplikimit
Afati për aplikim është tridhjetë (30) ditë nga dita e publikimit të konkursit.
Nga data: 15.05.2026
Deri më: 15.06.2026, ora 16:00