KOKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës
Drejtor i Departamentit të Auditimit të Brendshëm – një (1) pozitë
Të dhënat për pozitën
Institucioni: Universiteti i Prishtinës
Njësia organizative: Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Pozita: Drejtor i Departamentit të Auditimit të Brendshëm
Kategoria funksionale: Drejtues/e i/e Mesëm
Klasa: W9
Numri i pozitave: Një (1)
Kohëzgjatja: Mandat katër (4) vjeçar, me mundësi vazhdimi sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Drejtori i Departamentit të Auditimit të Brendshëm ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- Administron dhe menaxhon përgjithësisht njësinë e Auditimit të Brendshëm të Universitetit;
- Harton Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm;
- Harton Planin Operativ të Auditimit të Brendshëm;
- Kryen auditimin dhe kontrollin si udhëheqës i grupit të auditimit të brendshëm;
- Analizon informatat e mbledhura dhe të kontrolluara mbi kontabilitetin, menaxhimin dhe kryerjen e detyrave;
- Mbikëqyr funksionet e Auditimit të Brendshëm;
- Përgatit draft raportet dhe i dërgon në departamentin, njësinë akademike apo njësinë tjetër organizative ku është kryer auditimi, për dhënien e komenteve lidhur me rekomandimet;
- Përgatit raportin final dhe e dorëzon te menaxhmenti i lartë i universitetit;
- Përpilon raporte mbi përcjelljen e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të bëra nga departamenti;
- Kontribuon në funksion të mbikëqyrjes dhe monitorimit sipas kërkesës së menaxhmentit;
- Kryen funksione administrative në departament;
- Përgatit dhe dorëzon raportin e gjashtëmujorit të parë dhe të dytë, si dhe raportin vjetor te udhëheqësi i universitetit, Komiteti i Auditimit dhe Njësia Qendrore Harmonizuese në kuadër të Ministrisë së Financave;
- Zbaton aktet ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e zyrtarëve publikë;
- Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave dhe kërkesës së rektorit dhe sekretarit të përgjithshëm;
- Për punën e vet i përgjigjet rektorit dhe sekretarit të përgjithshëm.
Kualifikimet dhe shkathëtësitë e kërkuara
Kandidati/ja duhet t’i plotësojë këto kushte:
- Diplomë universitare - Fakulteti Ekonomik, specializimi Financa dhe/apo Kontabilitet, Fakulteti Juridik, Administratë Publike, me të paktën 240 ECTS kredi apo ekuivalente me to, ose studime të përfunduara të nivelit master në fushën e njëjtë me studimet baçelor;
- Të ketë të paktën pesë (5) vjet përvojë pune profesionale, prej të cilave tre (3) vjet përvojë pune menaxheriale;
- Certifikata/licenca profesionale të auditimit, e lëshuar nga organi kompetent;
- Shkathësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, PowerPoint dhe Access);
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë
Kandidati/ja duhet:
- Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë veprimi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i/e aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik;
- Të ketë arsimin, përvojën profesionale dhe aftësitë e kërkuara për pozitën;
- Të kalojë me sukses procedurën e pranimit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Formularin e aplikimit;
- CV-në e kandidatit/es;
- Kopjen e dokumentit të identifikimit;
- Ekstraktin e lindjes, original;
- Kopjen e diplomës së kërkuar me konkurs, të vërtetuar nga noteri;
- Nostrifikimin e diplomës, nëse diploma është fituar jashtë vendit, të vërtetuar nga noteri;
- Dëshmi për përvojën e punës profesionale dhe menaxheriale;
- Certifikatën/licencën profesionale të auditimit, të lëshuar nga organi kompetent;
- Vërtetim nga gjykata kompetente se nuk është dënuar për vepër penale, në origjinal;
- Dëshmi të tjera relevante që provojnë plotësimin e kushteve të konkursit.
Mënyra e aplikimit
Konkursi publikohet në uebfaqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës, në SIMBNj, si dhe me mjete të tjera të përshtatshme të informimit.
Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në Zyrën për Arkiv dhe Protokoll, kati përdhesë, nr. 18, nga ora 08:00 deri në 16:00, në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Rruga “Xhorxh Bush”, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.
Kandidati/ja, përmes aplikimit, deklaron dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e të gjitha dokumenteve të dorëzuara.
Procedura e përzgjedhjes
Procedura e përzgjedhjes zhvillohet në këto faza:
- Verifikimi paraprak i aplikacioneve;
- Testimi me shkrim;
- Intervista me gojë.
Kandidati/ja fitues/e konsiderohet kandidati/ja që arrin më së shumti pikë dhe kalon pragun minimal të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.
Afati i aplikimit
Afati për aplikim është tridjetë (30) ditë nga dita e publikimit të konkursit.
Nga data: 15.05.2026
Deri më: 15.06.2026, ora 16:00