
Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 72 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 130,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliard lekë në total asete.
Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.
Aktualisht po kërkojmë profesionistë të aftë, me integritet dhe përkushtim, që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuojnë në funksionimin efikas të strukturës sonë aktuale. Ftojmë kandidatë të motivuar të aplikojnë për rolin:
Shërbim Klienti (ne zonen e arkes)
** Dega Lezhe**
Qëllimi i Rolit
Ky pozicion siguron ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientëve duke dhënë këshillim të plotë dhe edukim financiar mbi të gjitha produktet dhe shërbimet bankare. Roli ka për qëllim identifikimin dhe trajtimin profesional të nevojave të klientëve, kthimin e tyre në mundësi shitjeje dhe arritjen e objektivave të biznesit, duke garantuar përputhshmëri të plotë me politikat dhe procedurat e bankës.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.