Përshkrimi
Union Bank ka 20 vite që vepron me sukses në tregun bankar shqiptar dhe është konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me rezultate shumë të mira. Përmes 33 degëve dhe 72 ATM-ve të vendosura në qytetet kryesore të vendit, banka i shërben mbi 130,000 klientëve me shërbim profesional dhe të besueshëm. Që prej nisjes së aktivitetit në vitin 2006, ajo ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe aktualisht ka mbi 100 miliard lekë asete gjithsej.
Në bankë nxitet një kulturë pune që mbështetet te diversiteti, përfshirja dhe mundësitë e barabarta për zhvillim, ku secili punonjës konsiderohet pjesë e rëndësishme e arritjeve të përbashkëta. Union Bank investon në mënyrë të vazhdueshme në trajnim dhe zhvillim profesional, me synimin për t'u ofruar klientëve një përvojë bankare të shkëlqyer.
Banka është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për t'iu bashkuar Departamentit të Auditimit të Brendshëm në rolin Senior Auditor.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Kërkohet një Senior Auditor me motivim të lartë dhe përvojë të përshtatshme për t'u bërë pjesë e ekipit të Auditimit të Brendshëm në një institucion financiar që është pjesë e një grupi bankar.
Në këtë funksion, kandidati do të ndihmojë në vlerësimin e pavarur të mjedisit të kontrollit të organizatës, duke shqyrtuar proceset e qeverisjes, menaxhimit të riskut dhe përputhshmërisë, me synimin për të forcuar dhe përmirësuar sistemin e kontrollit të brendshëm.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të zotërojë njohuri të forta mbi sektorin financiar, duke përfshirë kuadrin rregullator, proceset e brendshme, rrjedhën e informacionit, si edhe kontrollet e brendshme dhe risqet përkatëse.
- Të planifikojë, përcaktojë fushën dhe realizojë angazhimet e auditimit, përfshirë testimet dhe dokumentimin, në përputhje me standardet profesionale.
- Të komunikojë gjetjet dhe përfundimet tek menaxhimi dhe palët e interesuara.
- Të ndjekë dhe verifikojë zbatimin e rekomandimeve të auditimit.
- Të japë kontribut në përmirësimin e proceseve dhe metodologjisë së Auditimit të Brendshëm.
- Të ndërtojë dhe ruajë marrëdhënie efektive me palët kryesore të interesuara, si dhe të bashkëpunojë me njësitë e biznesit për vlerësimin e ndryshimeve në mjedisin e riskut dhe kontrollit.
Kualifikimet
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Administrim Biznesi, Kontabilitet / Financë ose në fusha të ngjashme.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune, prej të cilave minimumi 2-3 vite në Audit të Brendshëm.
- Përvoja në sektorin financiar dhe/ose në Big 4, si edhe njohuritë ose eksperienca në kredidhënie, auditim të portofolit të kredisë ose financime të ngjashme, konsiderohen avantazh.
- Të ketë njohuri mbi Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (GIAS), IFRS, si dhe aftësi në përdorimin e programeve Microsoft Office. Përvoja praktike në kontabilitet vlerësohet si e preferueshme.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
Aftësitë
- Të ketë aftësi të mira analitike për shqyrtimin dhe interpretimin e të dhënave për nevoja auditimi.
- Të ketë aftësi bashkëpunimi dhe komunikimi me nivele të ndryshme të organizatës.
- Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur me mbikëqyrje të kufizuar.
- Të mund të menaxhojë disa projekte në të njëjtën kohë.
- Të ketë orientim të qartë ndaj afateve dhe prioriteteve.
- Të tregojë gatishmëri për zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Karakteristika të preferuara
- Të ketë profil proaktiv dhe orientim drejt arritjes së rezultateve.
- Të tregojë kujdes të lartë për detajet dhe cilësinë e punës.
- Të punojë me efektivitet në ekip dhe të ndërtojë marrëdhënie bashkëpunuese.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin