Përshkrimi
Union Bank ka ndërtuar prej 20 vitesh një prani të suksesshme në tregun bankar shqiptar, duke u pozicionuar si një institucion i besueshëm, i qëndrueshëm dhe me rezultate të larta. Me 33 degë dhe 72 ATM të vendosura në qytetet kryesore të vendit, banka u shërben më shumë se 130,000 klientëve me standarde profesionale dhe shërbim të sigurt. Që nga nisja e veprimtarisë në vitin 2006, Banka ka pasur zgjerim të vazhdueshëm dhe sot administron mbi 100 miliard lekë asete gjithsej.
Mjedisi i punës në Union Bank mbështetet te diversiteti, përfshirja dhe mundësitë e barabarta për zhvillim, ku kontributi i secilit punonjës konsiderohet thelbësor për arritjet e përbashkëta. Banka i kushton rëndësi të vazhdueshme trajnimit dhe rritjes profesionale të stafit, me synimin për të ofruar një përvojë bankare sa më cilësore për klientët.
Banka çmon profesionistët e aftë, besnikë dhe të angazhuar si vlerën e saj më të rëndësishme dhe është në kërkim të një kandidati për rolin e Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes në Dega Fushë Krujë.
Qëllimi i përgjithshëm i punës
Ky pozicion ka për mision përmbushjen e objektivave të biznesit përmes administrimit dhe zgjerimit të një portofoli cilësor klientësh biznesi. Roli kërkon vlerësimin e klientit në tërësi për të ndërtuar një bashkëpunim afatgjatë me bankën si partner financiar, duke synuar që klienti t’i drejtohet bankës për të gjitha nevojat e tij financiare. Gjithashtu, pozicioni ofron këshillim dhe zgjidhje bankare të përshtatshme për nevojat e klientëve, duke garantuar shërbim të shpejtë dhe profesional.
Detyrat
- Njeh në mënyrë të thelluar klientët e biznesit që ka në portofol dhe kujdeset të jetë personi kryesor tek i cili ata drejtohen për zgjidhje financiare.
- Gjen dhe afron klientë të rinj për bankën, si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me drejtorin rajonal dhe drejtuesin e degës.
- Analizon dhe kupton kërkesat e klientëve me synimin për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi afatgjata. Prezanton një gamë të plotë shërbimesh bankare, si e-banking, transferta, paga dhe shërbime të tjera, për të forcuar lidhjen e klientit me bankën dhe për të identifikuar zgjidhjen më të përshtatshme e më të leverdishme.
- Vepron në mënyrë të pavarur në përzgjedhjen e klientëve, përcaktimin e objektivave dhe analizimin e gjendjes së tyre financiare, me qëllim hartimin e një propozimi të qartë.
- Përgatit analiza kreditore për klientët që pritet të bashkëpunojnë me bankën, duke siguruar vlerësim cilësor dhe objektiv për të ulur rrezikun kreditor ndaj bankës, si edhe mban përgjegjësi me firmë për opinionin profesional mbi cilësinë dhe sigurinë e aplikimit për kredi.
- Rishqyrton analizat kreditore të klientëve në portofol të paktën një herë në vit, në mënyrë që të parandalohen problematika të mundshme në të ardhmen.
- Monitoron klientët kredimarrës të portofolit dhe, kur hasen vështirësi në pagesën e kësteve ose interesave, kontribuon në gjetjen e zgjidhjeve dhe këshillimin për kapërcimin e situatës.
- Kontribuon në përmirësimin e shërbimit ndaj bizneseve kur kjo është e nevojshme, me synim që klientët të marrin në bankë një shërbim cilësor dhe të kënaqshëm.
Kualifikimet
- Diplomë universitare, me përparësi në fushën e Ekonomi.
- Të paktën 2 vjet përvojë pune në një rol të ngjashëm.
- Aftësi për realizimin e analizave kreditore dhe për vlerësimin e rrezikut kreditor.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe në marrëdhëniet me klientët.
- Të jetë person dinamik dhe i aftë për të identifikuar klientë potencialë, t’i kontaktojë ata me iniciativë dhe të promovojë produktet apo shërbimet e bankës.
- Të ketë ambicie, gatishmëri për të mësuar dhe dëshirë për zhvillim profesional, si edhe njohuri shumë të mira për produktet dhe shërbimet bankare.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Përdorim i mirë i paketës Microsoft Office.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin