• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Union Bank

Administrator Sistemi

Union Bank
Apliko
Teknologji Informacioni (IT)Tiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Union Bank ka një prani të suksesshme prej 20 vitesh në tregun bankar shqiptar, duke u pozicionuar si një institucion i qëndrueshëm, i besueshëm dhe me rezultate të larta. Me 33 degë dhe 72 ATM të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u shërben më shumë se 130,000 klientëve me standarde profesionale dhe shërbim të qëndrueshëm. Që prej nisjes së aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar rritje të pandërprerë dhe aktualisht numëron mbi 100 miliard lekë asete totale.

Kultura e punës në Union Bank mbështetet te diversiteti, përfshirja dhe mundësitë e barabarta për zhvillim, ku secili punonjës konsiderohet një pjesë e rëndësishme e arritjeve të institucionit. Banka vazhdon të investojë në përgatitjen dhe ngritjen profesionale të stafit, me synimin për të ofruar një përvojë bankare sa më cilësore për klientët.

Banka është duke kërkuar kandidatë të përshtatshëm për t'iu bashkuar ekipit të Departamentin e Infrastrukturës së IT dhe Telekomunikacionit në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, për rolin e Administrator Sistemi.

Përshkrimi i Pozicionit

Pozicioni kërkon një Administrator Sistemi me aftësi të konsoliduara dhe përvojë relevante, i cili do të merret me zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hardware, përfshirë serverat, storage, ODA, OCI, Microsoft 365 dhe Azure, si edhe me administrimin e sistemeve operative, virtualizimit dhe konfigurimeve të aplikacioneve.

Detyrat

Çfarë kërkojmë:

  • Kryerjen e instalimit, konfigurimit dhe mirëmbajtjes së serverëve dhe storage, duke përfshirë ODA, IBM SAN, VMware, Hyper-V, Oracle Linux dhe Windows Server.
  • Menaxhimin e sistemeve operative dhe mjediseve të virtualizimit për të garantuar nivel të lartë performance dhe sigurie.
  • Zbatimin dhe mirëmbajtjen e platformave cloud, si Microsoft 365, Azure dhe OCI.
  • Ndjekjen e incidenteve dhe zgjidhjen e tyre për të ruajtur vazhdimësinë e shërbimeve të IT.
  • Përdorimin e teknologjive të backup-it dhe të strategjive të rikuperimit për situata emergjente.
  • Administrimin e politikave të sigurisë dhe vendosjen e përditësimeve të nevojshme, përfshirë security patches dhe updates.
  • Mbikëqyrjen e Data Center dhe Disaster Recovery Site për të siguruar mbrojtjen dhe sinkronizimin e sistemeve.
  • Përgatitjen dhe dokumentimin e konfigurimeve, si edhe të procedurave teknike.

Çfarë Ofrojmë?

  • Një ambient profesional pune dhe mundësi zhvillimi në industrinë bankare.
  • Trajnime dhe çertifikime që mbështesin avancimin profesional.
  • Një paketë konkurruese përfitimesh dhe sigurimesh.

Kualifikimet

Kualifikimet e Kërkuara

  • Arsim universitar në nivel Bachelor në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të afërta.
  • Të paktën 4 vite përvojë pune në administrim sistemesh dhe infrastrukturë hardware.

Aftësi Teknike:

  • Njohuri të avancuara në Windows Server, Active Directory, Linux, VMware, IBM SAN, Microsoft 365 dhe Azure.
  • Eksperiencë në sisteme backup dhe rikuperimi të të dhënave.
  • Aftësi në shell scripting, përfshirë Bash, Python, Perl dhe PHP, për automatizim procesesh.
  • Njohuri mbi rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike dhe firewall-et.
  • Çertifikime të preferuara.
  • System Administrator ose System Engineer në Linux, UNIX ose Microsoft.
  • CCNA, VMware Certified Professional (VCP), Azure Administrator dhe ITIL konsiderohen avantazh.