KONKURS PUNE
Menaxher i Prodhimit dhe Logjistikës
Përgjegjësitë:
- Të planifikojë, organizojë dhe ndjekë nga afër ecurinë e procesit të prodhimit.
- Të administrojë depot dhe gjendjen e stokut për lëndët e para dhe produktet e përfunduara.
- Të bashkërendojë aktivitetet e logjistikës dhe qarkullimin e mallrave.
- Të udhëheqë ekipin e prodhimit, depove dhe logjistikës.
- Të garantojë përmbushjen e planeve të prodhimit dhe realizimin e dërgesave.
- Të mbikëqyrë efikasitetin operacional dhe të përmirësojë proceset e punës.
- Të bashkëpunojë ngushtë me sektorët e shitjes, furnizimit dhe mirëmbajtjes.
Kërkesat:
- Të ketë diplomë universitare në Inxhinieri, Menaxhim Industrial, Logjistikë ose në një fushë të afërt.
- Të ketë së paku 3 vite përvojë në drejtimin e prodhimit ose të logjistikës.
- Të zotërojë aftësi të mira organizative dhe drejtuese.
- Të ketë njohuri të mira mbi proceset e prodhimit dhe administrimin e depove.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Vendi i punës është në Gjilan.